Një Flluskë Jashtë Kohe. Andrea Calo'

Një Flluskë Jashtë Kohe - Andrea Calo'


Скачать книгу
dhe dilnin nga Terminali ndërsa bisedonin dhe buzëqeshnin. Disa diskutonin me gjallëri midis tyre, por të paktën nuk ishin të vetmuar, të braktisur në veten e tyre, siç ndihesha unë. Mbylla xhaketën mirë dhe mbështolla rreth qafës një shall që kisha futur më parë në çantë. Nuk kisha qenë plotësisht e papërgatitur, mesa duket. Pastaj shkretëtira. Llampa e madhe që ndodhej pikërisht përpara meje reflektonte dritën e saj në dëborë, duke e bërë të shkëlqejë sikur të ishte pluhur diamanti. Mendova se sa shumë i pëlqeja kur isha e vogël gjërat që shkëlqenin, i thoja nënës sime se kur të rritesha do kisha dashur të kisha shumë stoli të çmuara. “Sigurisht që do kesh shumë”, më përgjigjej gjithmonë, ndërsa përkëdhelte flokët e mi të gjatë, të zinj.

      Në fund të rrugës pashë dy fenerët e një makine që largoheshin gjithnjë e më shumë mes tyre, ndërsa automjeti afrohej. Ishte një pick-up dhe brenda ishte John që e ngiste. Nuk e imagjinon sa e kënaqur jam që po të shoh përsëri në këtë moment, mendova me vete, ndërsa John zbriste nga makina për të ngarkuar sipër valixhen time. Vetëm në atë moment vura re se kishte lënë atje me mua edhe të tijën, më parë nuk e kisha kuptuar, e zhytur siç isha në mendimet e mia. Ai më kishte besuar, më shumë sesa kisha bërë unë në lidhje me të. Do doja t’i thoja faleminderit, por buzët e mia nuk arritën t’i jepnin shtytje instinktit tim, duke mbetur të ngjitura midis tyre. Hipa në makinë ndërsa John po rregullonte bagazhet tona.

      «A ju pëlqen temperatura e ajrit, Katherine?».

      «Është mirë, e dua të ngrohtën, mos u shqetësoni», arrita të thoja, edhe një herë pa falënderuar. Përse e kisha kaq të vështirë ta bëja? Ç’farë nuk funksiononte tek unë?

      «Ky atëherë nuk është vendi i përshtatshëm për ju, nëse jo në kohë të caktuara të vitit», thërriti duke buzëqeshur, «këtu bën goxha ftohtë. Nisemi?». Dakordësova vetëm me një lëvizje të kokës.

      Vuri në lëvizje makinën dhe përparuam me ngadalë drejt daljes së aeroportit, pa folur. Edhe pse John ishte sjellë në atë mënyrë aq të sjellshme në lidhje me mua, më shikonte dhe buzëqeshte, unë nuk arrija akoma t’ia ktheja.

      KAPITULLI 3

      Notat e këngës ‘Strangers in the night’ të Frank Sinatra-s zbusnin heshtjen e zbrazët të lënë nga zërat tanë. Në çdo kryqëzim me semfor të kuq, John më shikonte dhe çdo herë dukej sikur donte të më bënte pyetje. Unë kisha frikë se do më bëhej ajo që do kishte qenë pyetja më e vështirë për t’u përgjigjur. Sjellja ime josociale dhe pak e respektueshme ndaj tij, që më kishte mbrojtur në një farë mënyre deri në atë moment, nuk zgjati shumë.

      «Ç’farë ju solli këtu Katherine?», pyeti ndërsa ia hidhte shikimin rrugës. Meqenëse nuk kisha pse të këmbeja shikimin e tij me timin dhe meqënëse pyetja nuk ishte aq kompromentuese, mendova se mund të jepja edhe një përgjigje të paqartë dhe ai nuk do t’i jepte shumë rëndësi. Gabohesha.

      «Doja të ndryshoja ajrin, të bëja një udhëtim nga këto anë të pavizituara kurrë në jetën time. Më kanë folur shumë mirë miqtë e mi në New York».

      «Nuk besoj të jetë vetëm kjo, nëse më lejoni», u përgjigj. Nuk e kisha bindur aspak, ishte më se e dukshme. Në fund të fundit kurrë nuk kisha treguar se kisha cilësi të lindura aktoreje dhe gënjeshtra nuk ka qenë kurrë me të vërtetë pika ime e fortë. Megjithatë, si gjithmonë, nuk isha e gatshme të hiqja dorë duke pasur parasysh kokëfortësinë time, ndoshta veçoria ime e vërtetë dhe unike.

      «Po ju ç’farë dini? Një grua nuk mund të vendosë në një moment të mbyllë shtëpinë dhe të bëjë një udhëtim të bukur? Mendoni se më njihni aq mirë? Nuk dini asgjë për mua, në fund të fundit, apo jo Beal?».

      «Unë them thjesht që nuk është vetëm kjo. Ju nuk jeni një grua e qetë në këtë moment, tregoni frikë ndaj diçkaje, jepni idenë e të ndodhurit këtu në kërkim të diçkaje që keni frikë mos nuk e gjeni ose, përkundrazi, të mbeteni e tronditur në rast se do gjeni atë që kërkoni. Një grua që ikën nga ose drejt diçkaje. Pikërisht kjo, ju dukeni një grua që po ikën nga diçka me këmbët zdrënkthi. Sidoqoftë, ju kërkoj falje, këto nuk janë punët e mia dhe për këtë keni të gjitha arsyet e botës, më falni».

      Ramë në heshtje, një memecëri e sikletshme. Më bezdiste që John kishte gjithë atë respekt për mua, për mendimet e mia dhe për privatësinë time. Mendova se të përpiqesha ta njihja pak ndoshta nuk do të më shkaktonte probleme. Ndoshta do mund ta falënderoja në fund të udhëtimit tonë.

      «Dhe ju pse jeni këtu John? Jetoni në Portland?». Menjëherë mendova se, me sjelljen time, ai mund të prekej nga pyetja ime. Pse vallë ai mund të bëj pyetje dhe unë jo? «Sigurisht, jeni i lirë të mos përgjigjeni nëse nuk e mendoni të përshtatshme». John më pa dhe duke bërë një buzëqeshje goditi në shenjë.

      «Pse vallë duhet të sillem si ju Katherine?». Shpërtheu në të qeshura ndërsa më shikonte të përkulja kokën për t’u mbrojtur nga shikimi i tij. U solla si një fëmijë që sapo e kishin qortuar.

      «Në Portland jeton ende nëna ime. U zhvendosëm këtu pak pas vdekjes së babait tim, më parë jetonim në Joseph, pikërisht atje ku ju jeni drejtuar, në Wallowa. E njoh mirë zonën, për këtë arsye pak më parë po ju paralajmëroja për kushtet e vështira atmosferike».

      «Dhe përveç zisë për vdekjen e babait tuaj, përse vallë keni vendosur të zhvendoseni në Portland?».

      «Të them të drejtën nuk bëhej fjalë për një transferim, po më tepër një kthim. Nëna ime ka lindur dhe jetuar në periferi të qytetit. Duke mos pasur më asnjë lidhje me Wallowan, vendosi të kthehet këtu. Unë e pasova, edhe pse kisha atëherë një punë të mirë në Joseph. I lashë të gjitha, përgatita çantat dhe erdha të qëndroja këtu me të. Tani, mbi shtatëdhjetë vjeç, ka nevojë për mua më shumë se kurrë. Ajo është ende një grua e pavarur pavarësisht nga mosha e saj, por siç mund ta imagjinoni, po fillon të ketë vështirësi serioze në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme. Ndonjëherë ka momente të errëta në mendjen e saj, gjatë të cilave nuk kujton as emrin e saj ose fytyrën time. Për fat të mirë janë ende momente të rralla dhe të shkurtra, por që e detyrojnë të mbetet e mbyllur në shtëpi. Ajo ka qenë gjithmonë një grua shumë dinamike dhe ky kufizim është për të si një dënim me burg. Ka një kujdestare që kujdeset për të».

      «Ishit në aeroport John. Nga po vinit?», pyeta ndoshta duke guxuar shumë.

      «Unë isha me ju në avion, Katherine, po vij edhe unë nga New York-u. Shkova në qytet për të marrë pjesë në një konventë, unë isha folësi».

      «Nuk ju vura re John».

      «Të them të drejtën nuk mund të më vërenit, e zhytur siç ishit në mendimet tuaja. Gjatë fluturimit pastaj, menjëherë pas ngritjes, ju zuri gjumi. Ndërsa unë ju vura re menjëherë. Ju jeni një grua që nuk mund të mos viheni re, duhet ta dini këtë». John fliste me sinqeritet dhe pa pengesa, me buzëqeshjen e tij vazhdimisht të shtypur në fytyrë dhe një elegancë që rrallë kisha parë më parë tek një burrë. E pashë atë dhe ndoshta u skuqa pak. Po, kam qenë gjithmonë një grua e bukur. Im atë e mbështeste këtë mendim që kur isha fëmijë, ndërsa nëna ime ishte e shqetësuar më shumë për aspekte të tjera të jetës sime, që e bënin ta vinte argumentin ‘bukuri’ në plan të dytë. Shumë herë e kam dëgjuar të thënë prej meshkujve, deri në pikën ku arrita të bindem. Por isha, shumë më tepër, në trupin tim të mëparshëm. Isha një grua elegante, me një bukuri të rafinuar, pothuajse të rrallë. Por këtë unë nuk mund t’ia thosha John-it. Të paktën ende jo.

      «Ju falënderoj John…», tunda kokën me ndrojtje.

      «Edhe shkëmbi


Скачать книгу