.
Azakisi i kërkoi O^COM-it të tij që tâi tregonte sërish itinerarin. Pikëza blu që lëvizte mbi vijën e kuqe, tani ishte zhvendosur paksa drejt orbitës së Marsit. Count-down, që tregonte kohën e përllogaritur të mbërritjes, shënonte fiks 58 orë dhe shpejtësia e anijes ishte me 3.000 Km/sek. Ishte gjithmonë e më nervoz. Në fund të fundit, ajo ku po udhëtonin, ishte anija e parë kozmike e pajisur me motorët e rinj Bousen, të ideuar krejt ndryshe nga të mëparshmit. Projektuesit deklaronin se ata motorë do të ishin në gjendje që të shtynin anijen me një shpejtësi të afërt me një të dhjetën e shpejtësisë së dritës. Ende nuk ishte marrë guximi që të arrihej aq larg. Për momentin, 3.000 Km/sek, i dukej më se mjaftueshëm për një udhëtim të parë.
Nga pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e ekuipazhit që normalisht do të duhej që të ishin në bordin e Theos-it, për këtë mision të parë, ishin përzgjedhur vetëm tetë, përfshi Petrin dhe Azakisin. Arsyet e parashtruara nga Të Moshuarit nuk kishin qenë plotësisht bindëse. Ishin kufizuar duke trumbetuar që, duke parë natyrën e udhëtimit dhe vendmbërritjen, mund të evidentoheshin disa vështirësi dhe si rrjedhojë do të kishte qenë më mirë sikur mos të viheshin shumë jetë në rrezik në mënyrë të panevojshme.
Atëherë jemi ne ata që do sakrifikohemi? Ãa dreq argumentesh. Gjithmonë kështu kishte për të përfunduar. Kush dërgohej kur qe fjala për të rrezikuar lëkurën? Azakisi dhe Petri.
Fundja, prirja e tyre drejt aventurës dhe aftësia e dukshme për zgjidhjen e situatave âtë komplikuaraâ, u kishte dhënë mundësinë e përfitimit të shumë lehtësirave aspak të këqija.
Azakisi jetonte në një ambient të bollshëm në qytetin e mrekullueshëm të Saaranit, i gjendur në jug të Kontinentit, e cila ishte përdorur deri pak kohë përpara, si depo nga Artizanët e qytetit. Ai, në sajë të âlehtësiraveâ, ia kishte dalë mbanë që ta fuste në pronësi dhe të kishte lejen për ta modifikuar sipas pëlqimit te vet.
Faqja jugore ishte zëvendësuar krejtësisht me një fushë të forcës vektoriale e njëjtë me atë që ishte përdorur në anijen kozmike, duke pasur si qëllim që ai të mund të sodiste, direkt nga kolltuku i vetëmykur dhe i pandarë, gjirin e mrekullueshëm teposhtë. Por në rast nevoje, e gjithë faqja mund të shndërrohej në një sistem gjigand tredimensional, në të cilin mund të shfaqeshin njëkohësisht deri në dymbëdhjetë transmetime sinkron të Rete-s. Më shumë se një herë, ky sistem i sofistikuar i kontrollit dhe drejtimit, i kishte lejuar që të mblidhte shumë para kohe, informacione vendimtare, duke i dhënë mundësi kështu që të zgjidhte në mënyrë gjeniale madje dhe problemet shumë serioze. Nuk do të mundej më që të tërhiqej.
Një shtesë e plotë që i ishte bërë ish-depos së vjetër, rezervonte brenda saj një koleksion me âsuvenirëâ të gjetura prej tij gjatë gjithë misioneve që kishte kryer në vite, duke udhëtuar nëpër hapësirë. Secili prej tyre i kujtonte diçka të veçantë dhe çdo herë që gjendej në mes të atij lëmshi absurd objektesh tejet të çuditshme, nuk mund të rrinte pa falenderuar fatin e tij të mirë e mbi të gjitha, shokun e tij besnik që, më shumë se një herë, i kishte shpëtuar jetën.
Kurse Petri nuk ishte i dashuruar pas teknologjisë së shtytjes, megjithëse gjithmonë shquhej dukshëm në studime. Edhe pse qe në gjendje të pilotonte pa vështirësi të gjithë llojet e avionëve në qarkullim, njihte perfekt çdo model arme dhe gjithë sistemet e komunikimit lokal dhe ndërplanetar, ai preferonte shpeshherë tâi besonte instiktit dhe aftësive manuale në zgjidhjen e problemeve që i dilnin përpara. Më shumë se një herë, me sytë e tij, e kishte parë se si në shumë pak kohë, një grumbull i paformë hekurash transformohej në një mjet lëvizës apo në një armë mbrojtëse të frikshme. Ishte e jashtëzakonshme, do të kishte mundur që të ndërtonte çfarëdolloj gjëje që tâi nevojitej. Për këtë me siguri i detyrohej pjesërisht asaj që i kishte transmetuar i ati brez pas brezi, Artizani mjeshtër i shkëlqyer, por mbi të gjitha, pasionit të tij tejet të madh për Artet. Që në djalëri, vërtet që kishte qenë gjithmonë i mahnitur me atë sesi aftësitë manuale të Artizanëve arrinin të transformonin lëndën e zakonshme, në objekte të teknologjisë dhe dobisë së madhe, por duke lënë të paprekur âbukurinëâ në brendësi të tyre.
Një tingull i bezdisshëm, me ndërprerje dhe me volum të lartë, e bëri që të hidhej përpjetë, duke e rikthyer menjëherë në realitet. Papritmas ishte aktivizuar alarmi automatik në afërsi.
Nasiria â Hoteli
Hoteli natyrisht që nuk ishte âme pesë yjeâ, por për këdo që ishte mësuar tâi kalonte javët në një tendë në mes të shkretëtirës, edhe vetëm një dush mund të konsiderohej luks. Elisa priti valën e nxehtë dhe çlodhëse që tâi vinte nga lart, e tâi masazhonte qafën dhe shpatullat. Dukej që trupi ia dëshironte pa masë pasi një varg i tërë drithërimash nga kënaqësia i përshkuan shpinën shumë herë.
E kuptojmë se sa rëndësi kanë disa gjëra, vetëm kur nuk i kemi më.
Vetëm pas dhjetë minutash vendosi që të dilte nga dushi. Avulli kishte mbështjellë pasqyrën që dukej qartë se ishte vendosur shtrembër. U përpoq që ta drejtonte, por sa e lëshoi, u rikthye sakaq në pozicionin e saj fillestar. Vendosi të mos merrej më me të. Me një cep të peshqirit pastroi ujin që i kishte mbetur në buzë dhe admiroi veten. Kur ishte më e re në moshë, shumë herë e kishin kontaktuar për të punuar si modele apo edhe si aktore. Ndoshta tani do të kishte qenë një divë e kinemasë apo gruaja e ndonjë futbollisti të pasur, por paratë nuk e kishin tërhequr më aq shumë. Preferonte të djersitej, të hante pluhur, të studionte tekste të vjetër dhe të vizitonte vende të humbura. Aventurën që e kishte pasur gjithnjë në gjak dhe emocionin që i dilte kur merrte mbetjet e një punimi dore të lashtë, ri-nxjerrja në dritë e gjurmëve të mijëvjeçarëve më përpara, nuk mund të kishte të krahasuar me asgjë tjetër.
Iu afrua pasqyrës shumë afër, dhe pa ato rrudhat e vogla dhe të mallkuara tek cepat e syve. Dora iu fut automatikisht në çantën e tualetit nga ku mori një nga kremrat âqë të heqin dhjetë vjet brenda një javeâ. E shtroi me kujdes në të gjithë fytyrën dhe u pa me kujdes. Ãfarë pretendonte, një mrekulli? Fundja, efekti do të ishte i dukshëm vetëm pas âshtatë ditëshâ.
Buzëqeshi për veten dhe për të gjitha gratë që rregulloheshin lehtësisht me anë të reklamës.
Ora e varur në mur sipër krevatit shënonte 19,40. Nuk do tâia