Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
i sapo përfunduar, kishte arritur ta devijonte paksa Theosin nga itinerari i mëparshëm dhe rënia e presionit e provokuar nga hapja e derës së pasme automatike ishte kompensuar menjëherë nga sistemi i automatizuar.
6%, 4%, 2%.
«Largësia nga objekti: 60.000 Km» foli zëri.
Po qëndronin të dy me frymën pezull, në pritje të mbërritjes në largësinë prej 50.000 Km, përtej së cilës do të aktivizoheshin sensorët me rreze të shkurtër. Ato çaste iu dukën si pa mbarim.
«Largësia nga objekti: 50.000 Km. Sensorët më rreze të shkurtër u aktivizuan.»
Forma e turbullt përpara tyre papritmas u qartësua. Objekti u shfaq qartë në ekran, duke e bërë të dukshme çdo detaj të veçantë. Dy shokët u kthyen njëkohësisht, me sytë e zgurdulluar, në kërkim të vështrimit të njëri tjetrit.
«E pabesueshme!» bërtitën njëzëri.
Nasiria â Restoranti Masgouf
Koloneli Hadson ecte i nervozuar para mbrapa, përgjatë diagonales së hollit që gjendej para sallës kryesore të restorantit. Vështronte faktikisht çdo minutë orën taktike që e mbante gjithmonë në kyçin e dorës së majtë dhe që nuk e hiqte asnjëherë, madje as kur flinte. Ndihej i emocionuar si një djalosh në takimin e tij të parë.
Për të shtyrë kohën tek priste, i ishte sjellë një Martini me akull dhe feta limoni nga baristi me mustaqe i cili, nga poshtë vetullave të trasha, e kundronte me kureshtje, ndërsa me përtesë thante një varg të tërë gotash me fron të lartë.
Alkoli nuk lejohej aspak në vendet islamike por, gjatë asaj mbrëmjeje, ishte bërë një përjashtim. Restoranti i vogël ishte rezervuar tërësisht për ata të dy.
Koloneli, pak pasi kishte mbaruar bisedën me profesoreshën Hanter, menjëherë kishte kontaktuar me përgjegjësin e lokalit, duke i kërkuar qëllimisht pjatën speciale Masgouf, sipas së cilës mbante emrin edhe restoranti. Duke parë vështirësinë në gjetjen e përbërësit kryesor, trofta e Tigrit, donte të sigurohej që lokali e kishte gjetur. Gjithashtu, duke e ditur më së miri se do të duheshin të paktën dy orë për ta përgatitur, dëshironte që gjithçka të gatuhej pa nxitim dhe me një perfeksion absolut.
Përsa i përket mbrëmjes, duke parë që uniforma ushtarake do të kishte qenë me të vërtetë e papërshtatshme për ambientin, kishte vendosur që të shpluhuroste kostumin e tij të errët Valentino, duke e kombinuar me një kravatë mëndafshi të stilit Regimental më vija gri e të bardha. Këpucët e zeza, të llustruara ashtu siç dinte tâi bënte vetëm një ushtarak, ishin italiane edhe ato. Me të vërtetë, ora taktike nuk kishte të bënte fare por nuk do të mundej dot të rrinte pa të.
«Mbërritën.» Zëri doli klithshëm nga receptori, njëlloj me telefonin celular, që mbante në xhepin e brendshëm të xhaketës. E fiku dhe vështroi jashtë në drejtim të xhamit të derës.
Makina e madhe e errët shmangu një qese të zhubravitur e cila, shtytur lehtazi nga flladi i mbrëmjes, rrotullohej me ngathtësi në mes të rrugës. Me një manovrim të shpejtë parkoi tamam përpara hyrjes së restorantit. Shoferi priti sa pluhuri i ngritur nga mjeti të grumbullohej sërish në tokë, më pas zbriti nga makina me kujdes. Nga kufja gjysëm e fshehur në veshin e djathtë, i erdhi një seri e âall clearâ. Vështroi me vëmendje të gjitha vendet e caktuara që më parë, derisa të sigurohej se kishte identifikuar të gjithë kolegët ushtarakë të cilët, në gjendje gatishmërie, do të angazhoheshin për sigurinë e dy darkuesve gjatë gjithë mbrëmjes.
Zona ishte e sigurt.
Hapi derën e pasme dhe, duke zgjatur me delikatesë dorën e djathtë, ndihmoi të ftuarën që të zbriste.
Elisa duke e falenderuar ushtarakun për finesën, doli butësisht nga makina. Drejtoi vështrimin për lart dhe, ndërsa mbushej nga mushkëritë me ajrin e kthjellët të mbrëmjes, u rregullua për një çast për të parapritur spektaklin e mrekullueshëm që vetëm qielli plot yje mbi shkretëtirë dinte që ta luante në skenë.
Koloneli ngeli për një moment i pavendosur nëse të dilte dhe të shkonte ta takonte apo të qëndronte brenda lokalit në pritje të hyrjes së saj. Në fund zgjodhi të rrinte ulur, me shpresën që ta maskonte më mirë emocionin. Kështu, me një pamje indiferente, iu afrua banakut, u ul mbi një karrige të lartë, mbështeti bërrylin e majtë mbi sipërfaqen me dru të errët, rrëkëlliu pak pijen alkolike të mbetur në gotë dhe u ndal të kundronte farën e limonit që depozitohej lehtë lehtë në fund.
Dera u hap me një kërcitje të butë dhe shoferi ushtarak pa jashtë për të kontrolluar që gjithçka qe në rregull. Koloneli bëri një gjest të lehtë me kokë dhe shoqëruesi prezantoi Elisën nga brenda, duke i hapur rrugën me një gjest të madh të dorës.
«Mirëmbrëma profesoreshë Hanter» tha koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e tij më të bukur. «A patët një udhëtim të rehatshëm?»
«Mirëmbrëma kolonel» u përgjigj Elisa me një buzëqeshje po aq rrëzëllitëse «Gjithçka në rregull, faleminderit. Shoferi juaj ishte shumë i sjellshëm.»
«Mund të shkoni, faleminderit» tha me një zë autoritar koloneli, duke iu drejtuar shoqëruesit, i cili përshëndeti ushtarakisht, rrotulloi takat dhe u zhduk nëpër natë.
«Një aperitiv, profesoreshë?» e pyeti koloneli, duke thirrur me një gjest të dorës baristin me mustaqe.
«Atë që keni marrë ju» u përgjigj menjëherë Elisa, duke treguar gotën e Martinit që koloneli mbante ende në dorë. Më pas shtoi «Më thërrisni Elisa kolonel, preferoj kështu.»
«Shkëlqyeshëm. Dhe ti më thirr Xhek. âKolonelâ ta lëmë për ushtarët e mi.»
Ãshtë një fillim i mbarë, mendoi koloneli.
Baristi përgatiti me kujdes Martinin e dytë dhe ia dha të porsaardhurës. Ajo afroi gotën e vet me atë të kolonelit dhe i trokitën të dyja me njëra tjetrën.
«Gëzuar » tha me gjallëri dhe ktheu një gllënjkë të mirë.
«Elisa, duhet të të them se sonte shkëlqen vërtet» i tha koloneli duke i derdhur të ftuarës së tij një vështrim nga koka tek këmbët.
«Bah, edhe ti nuk je aspak keq. Edhe uniforma madje do të ishte tërheqëse por unë të preferoj kështu siç je» i tha duke buzëqeshur me djallëzi dhe duke lëvizur pak kokën anash.