Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
shoqëri ndërsa udhëton për në Liverpool kur shkon tek mikesha jote. Për shembull një carillon.>
McKintock nuk u dekurajua.
<Hëm, përse, si mendon se mund të nxjerr para nga zbulimi yt?>
<Epo, duke organizuar seminare, duke shkruar artikuj për revistat e fushës…>
<Drew, je një fizikant i shkëlqyer patjetër, por nuk e ke sensin praktik. Nuk ke menduar se pajisja jote, përshtatshmërisht e rregulluar, mund të shërbente për të transferuar materiale për qëllime tregtare? Aktualisht nëse duam të dërgojmë një pako nga Manchester-i në Pekin duhet të përdorim një shërbim postar që kërkon ditë, në rastin më të mirë, dhe kushton goxha. Me dispozitivin tënd trasferimi do të bëhej në çast, duke paguar për shembull gjysmën e kostos së postës, do të ishte jashtëzakonisht e përshtatshme. E ke idenë se sa pako dërgohen nga Manchester- i, në një ditë të vetme? Unë jo, por besoj që janë me mijëra. Mendo për tregun në gjithë Aglinë, Evropën, botën…>
Drew ishte konfuz. Nuk kishte menduar për këto mundësi dhe tani po fillonte të kuptonte pikëpamjen e rektorit, por kjo nuk e hutonte nga kryqëzata e tij për shkencën.
<Dëgjo, McKintock, programet tregtare mund të studiohen në kohën e duhur, por tani eshtë absolutisht e domosdoshme të përcaktojmë një teori që të shpjegojë funksionimin e pajisjes dhe të na lejojë ta rregullojmë në mënyrë të përshtatshme. Pa këtë teori dispozitivi është plotësisht i papërdorshëm, vetëm nëse ti do kufizohesh me dërgimin e karameleve në karrigen e Bryce. Efekti i shkëmbimit eshtë plotësisht jashtë çdo teorie të njohur, dhe është shumë e vështirë që vetëm unë dhe Marron, edhe pse me ndihmën e kolegëve të mi që punojnë këtu, të arrijmë në një rezultat të kënaqshëm në kohë të arsyeshme. Pasi të kemi një teori, do të na duhet pastaj të ndërtojmë pajisje të tjera dhe të studiojmë si t’i përmirësojmë dhe t’i bëjmë sa më efikase. Me një fjalë, kemi nevojë për ndihmën e mendjeve më të mira në qarkullim, dhe kjo gjë nuk është në shit-blerje.>, përfundoi Drew me vendosmëri.
Rektori peshoi me kujdes argumentat e Drew-së, dhe në fund u bind që për të nxjerrë para nga dispozitivi ishte e nevojshme të dihej si funksiononte dhe përse funksiononte.
<Në rregull, Drew, më binde. Do ta bëjmë kështu: zgjedhim një grup të ngushtë shkencëtarësh që mund t’ju besojmë, merremi vesh me ta për një kompensim të përshtatshëm në këmbim të bashkëpunimit që do na ofrojnë, iu transmetojmë atyre informacionet dhe të përpiqemi të arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur në përcaktimin e teorisë për të cilën po flet. Kur të kemi teorinë dhe pajisjet funksionuese siç duam ne, vetëm atëhere do ta bëjmë publik zbulimin. Deri në këtë moment nuk duhet të flisni me asnjë, pa autorizimin tim.>
Drew nuk ishte i kënaqur. Ishte një idealist dhe nuk arrinte të konceptonte që çdo gjë të lidhej me paranë e kotë.
<Por zhvillimi, shkenca…>, filloi me ton të hidhur, por McKintock e ndërpreu.
<Bota do të përparojë dhe shkenca do të pasurohet me zbulimin tuaj, por nuk shikoj asgjë të keqe nëse kjo do të ndihmojë edhe në rritjen e të ardhurave të këtij Universiteti. Kemi vërtet nevojë për para, Drew, dhe më beso nëse të them që më duhet të kapem pas çdo gjëje që më rrethon mjaft të nxjerr ndonjë kacidhe më shumë. Mirë, ramë dakord.>, vendosi në mënyrë të vetme. <Përgatit listën e shkencëtarëve për të kontaktuar dhe pastaj eja ma trego. Do të veprojmë shpejt.>
Drew u mund, i demoralizuar.
<Mirë,>, ia ktheu me zë të thatë, <shihemi pasdite.>
U ngrit dhe, i ndjekur nga Marron që nuk kishte thënë një fjalë gjatë gjithë takimit, doli nga zyra.
Ajri i freskët i marsit hyri në mushkritë e tyre, gjallërues, dhe fshiu tutje ndjenjën e shtypjes që po përjetonin. Qielli i kaltër sapo ishte vijëzuar aty këtu nga ciruset e bardha. Dielli shkëlqente i sigurt.
Marroni guxoi:
<Ishte e vështirë, ëë?>
Drew nuk u përgjigj.
Nobeli duhej të priste.
Kapitulli V
<Ooooooouuuuuuaaaaaaargh!>
Ishte natë dhe Marroni përfundoi një përqafim të egër me Charlene Bonneville, të fejuarën e tij. Kishte më shumë se një orë që vazhdonin, dhe gjatë gjithë kësaj kohe kishin bërë një rrëmujë të tillë saqë finalja e madhe nuk kaloi pa u vënë re. Nga dhomat pranë pati reagime të llojeve të ndryshme.
Mjaaaaaaaft! Nuk mundemi mëëëëë! Duam të flemëëëë!>
<Jepi, Charl! Tregoji si jemi gatuar ne të psikologjisë!>
<Ajo ngjyrë çokollata ta shpërthen, eh?>
<PO TË KAPA NESËR DO T’I THYEJ KËMBËT!>
Marroni nuk dëgjonte më asgjë, tashmë. Pas performancës ishte shembur përbri Charlene-ës, me barkun lart, dhe e kishte zënë gjumi menjëherë, i lagur nga djersa dhe në gjendje kataleksike. Qartazi kjo ishte një situatë në të cilën ishte abonuar, këto ditë. Nuk kishte hequr akoma preservativin, dhe vajza buzëqeshi duke parë sa qesharak ishte Marron i katandisur ashtu. Pjesëmarrja e saj në përqafim ishte e thellë, si gjithmonë, në fakt edhe asaj i pëlqente të bënte dashuri intensivisht, duke përdorur plotësisht trupin e saj dhe duke shprehur një aktivitet fizik të kënaqshëm, por si shumë femra mbante situatën në kontroll. Mendja e saj ishte gjithmonë në zjarr dhe gjithmonë e kujdesshme si zhvillohej ngjarja. Vlerësonte dhe gjykonte, memorizonte për të ardhmen.
Marron, përkundrazi, iu dorëzohej plotësisht instikteve të lashta, kthehej në një kafshë të udhëhequr nga hormonet dhe po ashtu sillej. Finalja e tij e përqafimit ishte shpesh piroteknike, por atë mbrëmje kishte arritur një dalldi më të madhe se herët e tjera.
Charlene shkoi në banjë për të bërë një dush, dhe ndërkaq mendonte për djalin.
Intuita shumë e diskutueshme femërore është një e vërtetë e thellë, në fakt ajo ndiente që kishte diçka të re tek i fejuari i saj. Mund të ishte ndoshta një tërheqje e shtuar ndaj saj, por nuk i dukej e mundur, pasi Marron ishte aq i dashuruar saqë një tërheqje më e madhe nuk do kishte qenë e mundur.
Uji rridhte i nxehtë dhe i këndshëm, e masazhonte bujarisht dhe e gjallëronte, pas gjithë asaj lëvizjeje.
‘Jo, është diçka tjetër.’, mendoi Charlene, ‘Më shumë se një herë dukej sikur ishte gati të më thoshte diçka, sonte, por gjithmonë hezitonte. Kushedi pse.’
Mbylli ujin e dushit dhe u mbështoll me një rrobdishan të verdhë, të butë dhe të sfungjertë.
U fshi me vrull, duke fërkuar me energji gjithë trupin dhe duke tharë flokët, në fund filloi me tharësen.
‘Nuk duhet të jetë e vështirë për ta zbuluar..’, përfundoi me një buzëqeshje të djallëzuar.
Kapitulli VI
Po atë mbrëmje, rektori McKintock kishte mbyllur një ditë tjetër pune në Universitet. Kishte qenë një ditë e vështirë, si zakonisht. Drejtimi i një strukture gjigande si ajo ishte një detyrë jashtëzakonisht komplekse dhe në të njëjtën kohë mosmirënjohëse, pasi vendimet e marra në dobi të dikujt do mërzisnin patjetër dikë tjetër, dhe me një organikë prej dhjetëmijë mësuesish, statistika vepronte në mënyrë të përpiktë dhe të pashmangshme: ç’farëdo gjëje që ai të bënte, ishte i destinuar të bënte çdo ditë ndonjë armik të ri. Një armik që do donte ta bënte pastaj për vete, ndoshta duke pranuar ndonjë