Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
zyre mbushur me mësues, ose duke kaluar nëpër korridoret midis klasave, i dukej sikur ishte në një shteg të pushtuar nga snajperët, gati t’i gjuanin në lëvizjen e parë të gabuar. Profesori që sot e përshëndeste i buzëqeshur mund të ishte i njëjti që pas një muaji ose dy do ta kishte përdhosur dhe përçmuar me kolegët.
Ishte një jetë e neveritshme, por këtë kishte zgjedhur, dhe për të cilën ishte zgjedhur, tetë vite më parë. Por shpërblimi ishte i madh. Ai drejtonte Universitetin më të rëndësishëm të vendit dhe kjo i jepte një prestigj të pafund, një afirmim personal që pak njerëz mund ta provonin, dhe që shumë mund ta kishin zili.
Prandaj ishte i vetmuar.
I vetëm si nje qen endacak. Nga lartësia e kulmit të fuqisë së tij të madhe, largësia me njerëzit që e rrethonin ishte e tillë që raportet njerëzore ishin të pamundura.
Gruaja i kishte ikur vite më parë, tashmë, duke e arshivuar atë si një organizëm difektoz që funsiononte vetëm në fushën e punës, ushqyer nga mendjemadhësia dhe vetëkënaqësia, ndërsa në shtëpi, si burrë, ishte komplet i padobishëm dhe i paaftë. Nuk dinte ta kuptonte, nuk dinte as sesi arsyetonte një grua, i përqëndruar në ngritjen e tij në detyra gjithmonë e më të rëndësishme dhe prestigjioze, por në të njëjtën kohë i thatë dhe i shkëputur nga ndjenjat. Nuk kishin fëmijë, pra kur asaj i erdhi në majë të hundës të jetuarit si një e afërme e dhembshur, thjesht kishte ndërruar adresë dhe i kishte kryer gjithë praktikat e divorcit nëpërmjet një shoqeje të saj avokate. Që atëhere nuk kishin folur më.
Fillimisht, McKintock nuk e kishte kuptuar ç’kishte ndodhur. Nuk kalonte shumë kohë në shtëpi, dhe kur ishte nuk ishte i prirur në marrëdhëniet familjare. Stresi i punës shkarkohej në atë pengesë, dhe të kishte gruan nëpër këmbë e bezdiste goxha. Zgjidhte të rrinte vetëm, në kopësht ose në bibliotekë.
Por, pas rreth një jave nga largimi i saj, McKintock duke u kthyer në shtëpi kishte gjetur gruan që pastronte duke nxjerrë disa valixhe jashtë derës. E pyetur për këtë gjë, ajo kishte marrë një pamje të sikletosur dhe e kishte informuar që e shoqja kishte kërkuar dërgimin e sendeve personale në adresën e re.
Si të ishte zgjuar nga një ëndërr me sy hapur, ai kishte parë përreth, duke kërkuar instiktivisht të shoqen, dhe vetëm atëherë kishte kuptuar situatën reale.
Ishte mbyllur në vetvete, brerë nga ndjenja e fajit, por në të njëjtën kohë i paaftë të kalonte pengesën që ai vetë kishte ndërtuar në shumë vite jetese sterile bashkëshortore.
Dhe kishte filluar jetën e tij si një burrë i vetmuar. Veçse, pak më shumë i vetmuar seç kishte qenë më parë.
Derisa njohu Cynthian.
Rreth një vit më parë kishte vendosur të bënte një javë pushime për të marrë pjesë në një kuvend në Birmingham, dhe pasi eventi do të zgjaste tre ditë rresht kishte marrë një dhomë në hotel.
Një mbrëmje ishte në bar, pas një dite të kaluar duke dëgjuar disa specialistë të mitologjisë greke që debatonin, plot gjallëri, mbi disa përkthime të mundshme për mbishkrimet e gdhendura mbi kapakun e një vazoje të zbuluar së fundmi në Korinth.
Ishte buka e tij, kjo, lënda në të cilën ishte derdhur natyrshëm dhe që e kishte bërë specialitetin e vetë, duke e studiuar për vite e vite, duke mbikqyrur programe të rëndësishme kërkimi dhe duke dhënë këshillimet e veta institucioneve më të mëdha botërore përgjegjëse të ruajtjes së kulturës klasike.
Të gjitha këto derisa detyra e rektorit e vendosi në një dimension të ri, shumë drejtues dhe pak kulturor, edhe pse me fuqinë e tij mikluese. Që atëherë kënaqej duke ndjekur kërkimet e të tjerëve, lexonte publikimet mbi argumentin, merrte pjesë në seminare kur mundej.
Atë mbrëmje nuk kishte gjumë, dhe ulur në banakun e barit të hotelit gllënjkëzonte duke medituar, një whisky me malt të pastër, shumë të vjetër. Ishte klienti i fundit që kishte mbetur, edhe pse nuk ishte shumë vonë. Baristi po shkëlqente për herë të tretë gotat e kristalta. Dritat ishin të zymta, dhe ngjyrat e drurit të çmuar që karakterizonte mobilimin përçonin qetësi, duke e bërë të ndihej rehat.
Ishte duke pirë një tjetër gllënjkë likeri kur, e papritur dhe e pathyeshme, aroma e një parfumi, pabesueshmërisht femërore e mbështolli, duke e gjetur të papërgatitur dhe duke e bërë të kthente kokën për një çast. Mbeti i shtanguar ashtu siç ishte, si i ngurosur, dhe parfumi e zhyti plotësisht. Në të majtë të tij ishte shfaqur një grua, e veshur shumë mirë, me sjellje elegante dhe të sigurtë, që pa u ulur, pak e larguar nga banaku, bëri porosinë e saj:
<Sherry, faleminderit.>
Zëri ishte i ngrohtë, prej kontraltoje, i kontrolluar në mënyrë të përkryer, si një person i mësuar të flasë në publik, në një publik të kujdesshëm e të vëmendshëm.
McKintock e vëzhgoi me bisht të syrit, duke u përpjekur të mos tregojë interes.
Gruaja po e injoronte plotësisht. Ishte me trup mesatar, me lëkurë ngjyrë të hapur dhe flokët të kuq të errët të mbledhura me një kapse ngjyrë mermeri. Trupi kishte përmasa shumë femërore.
Kishte veshur një kostum të një çmimi të lartë, me një fund të ngushtë që arrinte deri tek gjunjtë, të përkryer, këpucët ngjyrë kafe e errët, me takë të lartë dhe të hollë, getat të zeza. Xhaketa e vogël mbulonte një këmishë të bardhë me një dekolte të dukshme por të matur. Mbi jakë një spillë floriri në formë ‘C’-je spikaste me hijeshi. Në qafë mbante një varëse masive floriri të derdhur me finesë, dhe vëthët me diamantin e tyre të bollshëm mbushnin me dritë veshët.
Fytyra ishte e ëmbël, me linja delikate por të përcaktuara mirë. Sytë jeshile e çelur i hapnin rrugën hundës pozicionuar drejt dhe lehtësisht si shqiponjë. Buzët e holla por jo shumë ishin në sintoni me mjekrën pak të dalë.
Grimi i lehtë dhe në ngjyra pastel. Vetëm ndonjë fije rrudhe shumë e hollë mbi ballë dhe mbi mollëza të gruas, mesa dukej rreth të pesëdhjetave.
Baristi shërbeu sherry-in, duke lënë kupën mbi banak pa bërë as zhurmën më të vogël, pastaj u zhduk në zonën e shërbimit pas vitrinës së barit për të mbaruar ndonjë punë.
Gruaja zgjati dorën e majtë, me gishta të hollë dhe me thonjtë të zbukuruara me kujdes, me zmalt ngjyrë perle, dhe morri me delikatesë gotën. Ndërsa e ngrinte, McKintock-u nuk mundi të përmbahej, ndoshta i magjepsur nga ai parfum dhe nga ai vizion, dhe ngriti edhe ai gotën e tij, duke thënë me zë të qetë:
<Gëzuar!>
Ajo ktheu lehtësisht kokën drejt tij, duke e përkulur njëkohësisht pak përpara. Bëri një buzëqeshje të lehtë, dhe u përgjigj pa asnjë ndryshim të zërit:
<Gëzuar.>
Pastaj u kthye të shikonte përpara vetes dhe piu një gllënjkë nga likeri i saj, ndërsa McKintock gëlltiti njëherazi ç’i mbetej në gotë.
Dhe McKintock qëndroi kështu, me gotën të zbrazët në dorë, duke kuptuar vetëm atëherë që kishte pirë treçerekun e sasisë njëherazi. Whisky e kishte mbushur me një nxehtësi të këndshme, dhe parfumi i gruas e dehte dhe rindizte tek ai ndjenja të fjetura prej shumë kohësh. Dhe mbi të gjitha ishte ajo, një metër larg, pabesueshmërisht tërheqëse dhe e përkryer, ajo që mund të kishte qenë gruaja e tij ideale, nëse ndonjëherë do kishte menduar për një prototip të tillë.
Pa e kuptuar fare se ç’farë ishte duke bërë, ai uli gotën, zbriti nga stoli dhe bëri një hap drejt gruas, i buzëqeshi dhe duke shtrirë miqësisht dorën tha qetësisht:
<Më lejoni? Lachlan McKintock.>
Uli