Pikëll Paj. George Saoulidis

Pikëll Paj - George Saoulidis


Скачать книгу
mirë teksa pati njëfarë ndjesie në atë natë të ftohtë. Ah, sikur vetëm të kishte atë elektrikun e dorës, o njeri.

      Pa mallin. Katër jelekë të modës HPP. Mrekulli, mrekulli fare, si gjithmonë. Ai Hektor shkërdhata ishte artist me këtë mut, o njeri. Diego kështu i thoshte gjithmonë, jashtëzakonisht i gëzuar që e kishte shok. Aq krenar. Aq krenar, dreqin.

      Diego kruajti prapë krahun. Pa poshtë në çantë. Ku ishte ai xhuxhi i vogël Ukrainas -

      Më në fund.

      Drita makine. Diego ngriti krahun, nuk mund të shihte. Dikush doli prej andej. I shkurtër dhe trashaluq, si Ukrainasi. “Dreqin, më në fund, o njeri, më ngrinë topet këtu jashtë!”

      Burri nuk foli asnjë fjalë dhe iu afrua afër. Diego nuk mund t’ia shihte dot fytyrën.

      “Ja këtu e kam atë mutin tënd. Muti i klasit të parë, më i miri në qytet. Nuk do zhgënjehesh.” Ngriti supet ai. “Më duhej të gërmoja për ta gjetur brenda këtyre, nuk ishte e lehtë. Por për ty, dhe me çmimin e duhur …” nisi të fliste më ngadalë, me zërin e tij që dukej krenar.

      Fytyra e Ukrainasit ishte e shëmtuar dhe vrarëlije si gjithnjë. “Hajt pra, Diego. Më trego mallin.”

      “Patjetër, do ta tregoj-” Diego ngriu dhe pa nga vendi ku ishte çanta një minutë më parë. “Um…” Kruajti kokën, duke tërhequr këmbët zvarrë nëpër errësirë. Ndoshta e kishte hedhur tutje pa e vënë re? Ndoshta e kishte lënë poshtë ndonjë drite rruge?

      “Boll me këto broçkulla, e ke apo jo? Mos më humb kohën.”

      “Ishte fiks aty, të betohem! Vetëm një minutë më parë, tamam para se ti të dukeshe këtu-”

      “Malaka prezoni,” foli Ukrainasi në fjalë profane Greke, dhe nxori diçka nga xhaketa.

      Një dritë si vetëtimë, dhe në një moment të vetëm, Diego mund të shihte gjithçka. Rruga e pisët, dritat e thyera, dritaret e mbyllura, makina aty para.

      Një ëngjëll i vogël, po vraponte me këmbët e tij të holla dhe të zbathura.

      Ai vuri dorën tek barku dhe u bë me gjak.

      Diego i murmuriti përsëri një fjalë profane Ukrainasit. Burri nuk ia vuri veshin dhe thjesht e la aty ku ishte.

      Drogaxhiu i shtrirë aty në mes të rrugës, një pellg me gjak ishte krijuar aty përqark tij.

      Nuk ishte edhe aq ftohtë tani. Edhe të dridhurat nga i ftohti u larguan.

      Diego kishte kohë mjaft për të dërguar mesazhin përfundimtar.

      PJESA E SHTATË

      Diego i dërgoi atij një tekst të pazakontë. ‘Shiko në bufe. Kujdesu për të.’

      Hektori u përpoq ta merrte sërish në telefon por telefoni i tij nuk lidhej dot asnjëherë. Ishte tejet mase i lodhur dhe i dërrmuar për t’u marrë tani me mendimet pa lidhje të një drogaxhiu, kështu që e la fare dhe vajti lart për të marrë një sy gjumë. Sapo preku shtratin, ndjeu se gjumi e rroku të tërin si një batanije.

      Pas ca orësh u ndje më mirë. Mezi sa erdhi në vete, por kishte punë për të bërë tani. E shmangu Armadilon teksa gati po e shkelte me këmbë. Kafsha i hodhi një vështrim gjithë zëmërim pasi ai kishte harruar t’i jepte ushqim. Ishte stërvitur të shtypte vetëushqyesin për të marrë ushqim të thatë kështu që nuk rrezikohej kurrë të vuante urie për shkak të neglizhencës, por bastardi tangërlliks pëlqente më shumë gjërat e konservuara.

      Hektori pa në bufe. “Po, më fal, Armadilo,” i tha, duke marrë frymë me zor, “rregullohu me ushqimin e thatë. Nuk kam blerë ushqim as për vete, kam qenë shumë i zënë duke u siguruar me vete se ishe gjallë dhe jo i vdekur.”

      Armadilo u gjallërua dhe lëvizi poshtë e lart këmbët e përparme.

      “E di se do të mbijetosh. Por për mua plakun e butë?” Hektori e hoqi vëmëndjen prej tij. “Ah… Do shkoj në dyqan për të bërë pazar, gjithsesi jemi drangull fare.”

      Dita u duk e këndshme. Qyteti ishte akoma i shpifur, por të kishte më shumë jetë bënte që gjithçka të dukej e mbingopur, ngjyrat, erërat, jeta rreth e qark tij. Normalisht do merrte kamionin, edhe për ta ngarë fare pak, por sot donte të ndiente ajrin, të mbytur në monoksid karboni. Përshkoi bulevardin Syggrou, duke shpërfillur prostitutat që rrinin në qoshet e tyre. Kaloi dy rrugë për të arritur tek kryqëzimet e zakonshme të Diegos, që ishin prapa një vendi bastesh.

      Hektori nuk ishte tip i sportit. Për herë të parë në jetën e tij, ai vuri re disa postera dhe informacione që njoftonin për futboll, basketboll dhe gara Formula 1, me makina klasike dhe elektrike, por sytë i ngelën tek turneu Cyberpink. Ishte disi e vështirë mos të ngelnin sytë aty. E gjitha ajo ishte bërë e atillë që të tërhiqte syrin mashkullor ndërkohë që të rripte dhe ca para nga kursimet e tua.

      Hodhi disa hapa brenda vendit të basteve. Ekrane mbi ekrane mbushur me shifra dhe informacione, transmetime dhe ritransmetime ndeshjesh, të gjitha të kontrolluara në AR dhe të gjitha me efekte holo zanore direksionalë që do të thotë se çdokush mund ta shihte lojën tamam ashtu siç dëshironte, duke bërë që vendi aty të kishte një efekt jehone sikur qe mbushur me fantazma. Burra dhe gra vinin baste mbi skuadrat, rezultatet, lojtarët, MVP-të, dhe për çudinë tepër të madhe të Hektorit, edhe mbi dëmtimet e lojtarëve.

      E kuptoi se nuk dinte hiç fare në lidhje me Cyberpink-un. Kishte edhe disa femra, në skuadra? Dhe diçka si kafkë pak a shumë? Kafkë qeni, për ndonjë arsye? Dhe pikë?

      Kjo ishte krejt gjithçka sipas njohurive të tij. Implanti i shfaqi një rezultat kërkimi në AR-në e tij por që ai e fshiu fare. Ndihej tepër i lodhur për të mësuar gjëra të reja pikërisht në këtë moment.

      Ku ishte Diego? Ky ishte vend kryqëzimi ku rrinte ai. Pyeti dyqanxhiun.

      “Eh, o njeri, edhe ai të ka pasur borxh ty?”

      Hektori pa se ai foli në kohën e shkuar. “Po, por nuk është kjo që po kërkoj. Në fakt e njoh bastardin prej shumë vitesh tani.”

      “Oh, atëherë më fal, o njeri. Ngushëllimet e mia.”

      Hektori bëri një hap mbrapa. “Çfarë dreqin do të thuash?”

      “Këtë mëngjes ai iku në atë botë, o njeri, vetëm dy blloqe më tutje. Ishte i drobitur nga të gjitha drogërat që merrte dhe humbi gjak para se ta ndihmonin njerëzit. Më vjen keq, vërtet që më vjen. Dhe ti nuk i merr dot ato para që t’i kishte borxh, Diego nuk kishte as llogari bankare, asgjë hiç. Edhe mua më kishte borxh ai, kisha një haker që ma kontrolloi.”

      Hektori i bëri një buzëqeshje nga zori. “Sa i mençur je në biznes,” tha ai duke bërë humor anglez.

      Burri ngriti supet. “Kështu qëndron puna, o njeri. Nëse do e dije sesa shpesh më duhet ta bëj këtë gjë, nuk do më gjykoje kështu. Gjithsesi, a të intereson të vësh një bast? Bishat duken në formë për të marrë kupën këtë vit.” Ai ngriti një ARO me pëllëmbën e tij, një Objekt me Realitet të Zmadhuar që mund të shihej nga çdokush në film, që nënkuptonte çdonjeri të thjeshtë që gjendej në planet. Një grua me mburojë, seks bombë, me të pasmet e ngritura dhe buzët tepër joshëse. “Është Sirena, e preferuara ime. E mrekullueshme, apo jo? Cila prej tyre të pëlqen?”

      Burri hodhi sytë lart dhe u duk sikur donte me të vërtetë ta njihte.

      “Uh. Nuk jam një djalë i prirur pas sportit. Ku thatë se Diego iku në atë botë?”

      Dyqanxhiu preku me gisht një numër rruge dhe ia dha hartën Hektorit.


Скачать книгу