Pikëll Paj. George Saoulidis

Pikëll Paj - George Saoulidis


Скачать книгу
speciale greke, njerëz që bërtisnin, të acaruar.

      “Kurrë nuk e kam kuptuar tërë këtë që quhet tifozëri sporti,” pohoi Hektori, duke u vërtitur rreth e rrotull.

      Toni bleu ca pije freskuese. “Oh, paske humbur shumë. A nuk të ka sjellë yt atë në ndonjë ndeshje?”

      “Im atë më ka mësuar si të bëj parzmore.”

      “Duket interesante. Epo prapë, bëhet fjalë për jetesë, apo s’e kam gabim? Të shkojmë atje tej, porta C, aty janë vendet tona.”

      Hektori vajti pas hapave të burrit trashaluq ndërkohë që ai shtynte përpara turmën e njerëzve. Kurrë nuk i pëlqenin turmat, e bënin të mos ndihej rehat. I pasigurt. Do mund të kënaqej të paktën me dy parzmore të tijat tani për tani, madje dhe ato më të lehtat. Jeleku që vuri zor se e bënte të ndihej tamam i mbrojtur. Njerëzit ranë mbi të, njëri i hodhi çurk ca keçap nga hotdog-u që mbante dhe madje nuk kërkoi as ndjesë, fëmijët e goditën me këmbë ndërkohë që i mbanin për dore prindërit, dhe gjuanin të tjerët rreth e rrotull pa u ndëshkuar aspak.

      Çmenduri.

      Vajzat e Cyberpink-ut gjendeshin kudo rreth e rrotull tyre. Në postera gjigande, në holoprojeksione që ngjanin si të gjalla, në ARO që kishin një buton të volitshëm ‘Bli Tani’ nga i cili dilte një version i animuar me rezolucion të lartë.

      Ngjyra, trupa, gjokse, ushqime të hedhura, pije alkolike, por gjithsesi ishte gjithçka akoma e favorshme për fëmijët, e përshtatshme për të gjithë familjen. Të sillje djalin tënd në një ndeshje Cyberpink-u, ishte diçka për t’u mbajtur mend kur ai dreq qerratai bëhet adoleshent dhe nuk dëshiron më të rrijë me ty.

      Eksese.

      Bukë dhe cirk.

      Hektori tundi kokën. Kë po vinte në lojë ai? Përkundrazi, ai tani ishte pjesë e sistemit, një pronar krenar i një atleteje. Këtë mezi mund ta besonte.

      “Hajde pra!” Bërtiti Toni dhe ia bëri me dorë që të ngjiste shkallët e stadiumit.

      Vendi ishte i mbipopulluar. Hektori u ul, iu desh të shtynte pakëz me bërryl Tonin ‘pasi ai zinte ca si shumë vend. Stadiumi ishte shumë më i vogël se një fushë futbolli, me kupolë të mbyllur, por me të njëjtat drita verbuese që ndriçonin poshtë në bar, ekranin gjigand, fotografët dhe kameramanët që qëndronin përbri fushës së ndeshjes.

      Natyrisht që mund të ngarkoje gjithçka në film dhe ta shihje të gjithën nga çfarëdo këndi që do dëshiroje. Gjithçka vetëm me një abonim tepër të lirë prej 14.99 euro. Reklama i doli Hektorit mu para fytyrës, krejt e paligjshme në vende të tjera, s’mundeshe thjesht të rrëmbeje filmat e njerëzve kështu pa lejen e tyre, por ata i kishin pranuar termat dhe kushtet e Dionisos Entertainment kur kishin blerë biletat.

      Shtëpia e tyre, rregullat e tyre.

      Një atlete gjoksmadhe Cyberpink-u u tund përpara tyre, dhe ai u përpoq mos t’ia vinte veshin ARO-s që po e bezdiste.

      Toni e preku prapë me bërryl, duke u zgërdhirë. “Ti mendon se kjo është një budallallëk.”

      “Po, pra.”

      “Por ti je prapë disi i eksituar.” Ai i ofroi një pije freskuese.

      “Më duhet ta pranoj se jam. Jo, faleminderit, vërtet që nuk dua të përdor banjon këtu. Kështu që më trego gjithçka për këtë qelbësirllëk. Nuk di gjë fare për këtë.”

      “Asgjë? Uauu. Në rregull, ja të shohim. Loja xhagër është sport i thjeshtë, por shumë zbavitës.”

      “Është si futbolli me armë në mesjetë, apo jo?”

      “Po shumë i ngjashëm. Dy skuadra nga secila anë, me pesë atletë në çdo skuadër. Një kuik, një zinxhir, tre sulmuese.”

      “Kaq është?”

      “Kjo është e gjitha që nevojitet. Por komplikohet shumë shpejt, kështu që më lër të ta sqaroj.”

      Ndeshja ishte gati të fillonte. Ranë boritë, buçiti muzika, tifozët u shpërndanë rreth e rrotull për t’u ulur nëpër vende.

      “I vetmi që mund ta mbajë kafkën me vete është kuiku i çdo skuadre. Kështu që të tjerët mundohen ta mbrojnë atë, ndërkohë që godasin skuadrën kundërshtare.”

      Stema e Dionisos vetëtiu në mes të stadiumit. Tifozët ulëritën.

      Vajzat e Hijshme vrapuan në një formacion të çrregullt brenda në stadium. Ngjyrat e skuadrave të tyre ishin jeshile dhe e bardhë. Ato qëndronin të gjitha bashkë, tamam si bukuroshet në kohët e vjetra. Duke ngritur të pasmet lart, duke fryrë kraharorin, dhe duke ngjeshur buzët.

      Tifozëve u iku truri, duke bërtitur si të çmendur, duke shprehur publikisht deklarata dashurie, duke shkrepur kamerat për të kapur ndonjë copëz sado të vogël prej atyre femrave tërheqëse.

      Njëra nuk ishte edhe aq gazmore. Ato e kishin mbuluar me mjeshtëri nga mbrapa. “Ajo është?”

      “Po, ajo është vajza jote. Pa të ofenduar o njeri, por vërtet që ajo ngjan se nuk i përket këtyre Vajzave Bukuroshe.”

      “Asnjë s’e mori,” Foli nëpër dhëmbë Hektori duke mos ia hequr sytë investimit që sapo kishte bërë. Po, ajo ishte ndryshe, në rregull kjo. Flokë të shkurtër, forma të zmadhuara të trupit në kontrast me pjesën tjetër të Vajzave të Hijshme të cilat kishin vetëm një model gjoksi, parzmore të vërtetë, që Hektori nuk mund ta shihte qartë prej aq larg sa ishte por tashmë e kishte pranuar. Ajo mbante një qëndrim ‘seksi’ të pazakontë, që dukej qartë se përpiqej jashtëzakonisht shumë dhe nuk ia dilte dot ta bënte mirë.

      Stadiumi shpërtheu në britma. Hektori mendoi se do shurdhohej fare. Anonçuesi mezi mund të dëgjohej. Skuadra kundërshtare hyri brenda, dhe turma brohoriti, duke u ngritur në këmbë, duke hedhur ushqimin lart në ajër, duke tronditur fort portat prej metali ndërsa rojet e sigurisë përpiqeshin të ulnin gjakrat, duke i shtyrë pa i vrarë.

      “Zonja dhe zotërinj dhe variacione të tyre, po ju prezantoj me të Daaashurat e Shkaaatërrimit!” foli anonçuesi me zërin e tij buçitës.

      “Ma ha mendja se ato janë favorite për të fituar ndeshjen?” Bërtiti Hektori që ta dëgjonin.

      “Sigurisht që janë. Eh o njeri, dua për veten time disa nga Vajzat e Hijshme ndonjë ditë jave, por të Dashurat… Epo, ja do ta shohësh.” Ai puthi majat e gishtave.

      “Oh, uauu, paskan disa parzmore të bukura,” Tha Hektori, duke çmuar vlerën e çdo mjeti ndërkohë që të Dashurat vajtën prapa dhe ai i pa to në një fotografim nga afër në AR.

      Toni u kthye nga ai. “Çfarë je ti, pa bole?”

      Hektori sikur u mbyt. Tundi kokën, duke u sqaruar, “Jo-Po, ato janë të nxehta, por parzmoret e tyre janë vërtet të mira, nuk po tallem.”

      Toni turfulloi. “E djallose fare, miku im.”

      Dy skuadrat zunë vendet e tyre në fushë. Një arbitër vendosi një kafkë në mes të fushës, dhe ato pritën në rresht në secilën anë të fushës. Prapa tyre kishte një pirg me diçka të butë në ngjyrë portokalli. Ato mbanin armë, shpata dhe një top dhe zinxhir, që dukej sikur ishin bërë me material prove, me cepa të butë dhe maja shumë të mëdhaja.

      Pastaj një daulle nisi të binte me furi, duke ushtuar me jehonë nëpër të gjithë turmën e zhurmshme.

      Atletet u turrën përpara, duke e përshkuar distancën në një sekondë. Hektori nuk mundi dot ta ndiqte aksionin. Dikush gjuajti një tjetër, ajo tjetra ra në gjunjë, ato me trup të vogël vrapuan për kafkën,


Скачать книгу