Pikëll Paj. George Saoulidis
gjaku rozë që spërkatej nëpër ajër, dhe turma që po egërsohej.
Pastaj një kuik goditi kafkën duke e rrëzuar poshtë.
Një arbitër i ra bilbilit. Horaci u shokua. “Ça dreqin? Njëmbëdhjetë sekonda dhe sapo shënuan?”
Të njëjtat veprime u përsëritën prapë, e gjora vajzë u godit në fytyrë, koka po i lëvizte mbrapa përsëri, gjaku rozë plasi në ajër.
“Cyberpink. Është sporti më i shpejtë që ka ekzistuar ndonjëherë. Do të mësohesh me të. Shtypi përsëritjet e ndeshjes tek filmi që ke. Do ta kesh më të lehtë, sapo t’i kuptosh rregullat.”
“Në rregull. Ka mundësi që të ngjaj si trap me këtë pyetje, por pse gjaku është rozë?”
“Oh, ja. Është vërtet pyetje naive. Sepse rregullat e transmetimit thonë se nuk mund të shfaqësh gjakun në ekran, kanë një AI të mësuar me makinë që ndryshon në kohë reale ngjyrën e gjakut gjatë transmetimit.”
“Por ne nuk po e shohim në transmetim. Është këtu, drejtpërdrejt.” Hektori hapi pëllëmbën ngadalë në drejtim të ndeshjes.
Toni ia bëri me dorë. “Është një dritë me gjatësi vale të caktuar, plus edhe ca AR të patejdukshëm dhe ngjan rozë, edhe kur gjendesh këtu në stadium.”
“Uauu. Është…”
“Fantastike, apo s’është kështu?”
“Të bën të vjellësh. Është… e neveritshme.”
“Oh, vërtet? Dua ta shoh fytyrën kur të marrësh çeqet e parave nga ndeshja, o pronar.” E tha këtë fjalë sikur të kishte shije të hidhur.
Hektori e mbylli gojën. Sigurisht, ai ishte hipokrit. Por çfarë mund të bënte? Biznesi po i shkonte keq. Nuk ishte puna se ai kishte kërkuar të kishte një atlete në pronësi, thjesht i ra në prehër. Mund ta shiste sa më shpejt të qe e mundur dhe të merrte një fitim të mirë. Toni do qe tepër i lumtur ta lidhte me njohjet që kishte në treg dhe të sigurohej se gjithçka shkonte mirë.
Ata e morën Vajzën e Hijshme me barelë dhe u bë një zëvendësim. U fut në lojë Peti Ru. Ajo mbante një shpatë të gjatë dhe dukej në siklet.
E kush nuk do ishte? Një pjesëtare e skuadrës kishte dalë jashtë, tashmë kishin humbur një pikë. Kjo lojë ishte në krisje të plotë.
Daullja nisi të binte sërish dhe atletet u turrën përpara, dhe përsëri një lumë goditjesh dhe kundërpërgjigjesh dhe sulmesh të befta dhe të bërtiturash dhe…
Kuiku shënoi.
“Ça dreq muti!” Thirri Hektori dhe u ngrit në këmbë, ndërsa turma rreth e qark rënkonte bashkë me të.
Toni u zgërdhi dhe piu një gllënjkë. “Je dhënë i tëri tani pas lojës, apo jo?”
“Ec tani, ka kaluar vetëm një minutë dhe ne jemi duke humbur?”
“Mos u bëj merak, atletet paguhen njëlloj, si të fitojnë si të humbasin. Fitueset natyrisht që marrin bonuse,” foli nëpër dhëmbë, duke tundur kokën. “Edhe sponsorizime, edhe mallra, edhe seks, edhe-”
Hektori ia bëri me shenjë. “E kuptoj.” Ai u ul përsëri, duke u lëshuar mbi stol. “Unë kam një humbëse tani.”
“Po. O njeri, ti harron se kush ka qenë pronari i mëparshëm. Ka qenë Diego, o njeri.”
“Po,” ia ktheu ai duke nxjerrë frymën.
“Ka një ndërprerje publicitare tani, unë po lëviz njëherë. Duhet të kisha dëgjuar ty për pijet freskuese.”
PJESA E DYMBËDHJETË
Hektori tërhoqi flokët.
Kjo ishte tepër stresuese. Ndeshja vazhdonte, ai mezi mund të rezistonte. Shpatat dhe shtizat dhe topat-me-zinxhirë fluturonin në ajër dhe godisnin gjithkënd rreth e përqark.
Nuk e kishte fare idenë se çfarë po ndodhte. Shtypi përsëritjet e ndeshjes dhe pa Peti Ru-në.
Ajo ishte mirë në këtë gjë, por diçka nuk shkonte. Gjithë preçizion vërviti shpatën e gjatë, shmangu shumë prej goditjeve, duke iu dredhuar atyre me rreth dy centimetra e gjysëm. Por skuadra kundërshtare si një e tërë dukej se ishte më në formë.
Shumë më në formë.
Të gjitha Vajzat e Hijshme u duhej të nxirrnin në pah gjokset. Hektori pa të dhënat e tyre. Sensualiteti, 3. Sensualiteti, 2. Sensualiteti, 3. Ato të gjitha ishin të dhëna me vlerë. Sigurisht, që bëhej një reklamë e mirë, por nuk do t’u mundësonte të fitonin ndonjë ndeshje tjetër. Me bythë apo pa bythë, prapë ishte sport, e mori dreqi!
Apo, ndoshta nuk kishte fare rëndësi kjo?
Hektori gati sa nuk po shkulte ndonjë tufë me flokë. Nga këndvështrimi i biznesit, kjo ishte gjë pa tru. Vajzat e Hijshme veshën parzmoret e imta që zor se i mbulonin trupat e tyre, që më shumë tentonin t’i tregonin sensuale sesa t’i mbronin. Helmetat natyrisht që as nuk diskutoheshin.
Nuk ishte çudi që ato gjendeshin përdhe në tokë. Dy atlete ishin jashtë loje, duheshin javë të tëra për të marrë veten dhe ndoshta me dëmtime të përhershme?
Kot fare.
U ul në cep të stolit, thuajse gati për t’u kthyer prapë në dyqanin e tij dhe t’u merrte këtyre vajzave të gjora ndonjë pajisje të përshtatshme. D.m.th që për dreq, edhe pajisja më e lirë që kishte, do e kishte zmbrapsur atë goditje që u kushtoi atyre një pikë.
Armët supozoheshin të ishin të cilësisë për stërvitje, të buta, me shkumë, plastike. Por forca është e barabartë me masën shumëzuar me atë dreq nxitim, dhe kur kishit cyber-krahë që vërtiteshin me aq shumë fuqi sa nuk kishte rëndësi nëse ishin me shkumë apo jo. Prapë t’i thyenin dhëmbet.
Gjak. Kjo ishte loja. Dyluftim, kjo ishte shfaqja.
Por ajo çka rridhte prej kësaj ishte e gjitha acaruese. Nuk u bëhej vonë këtyre njerëzve për këto femra të gjora, aspak nuk u bëhej vonë? Më e pakta fare, ata mund të mbronin investimet e tyre. Nuk kushtonte shumë të blije një atlete, edhe në këtë ligë koti të kategorisë së tretë.
Duke u shtyrë në mes tifozëve Toni u kthye, dhe u ul. “O njeri, më zgjati pafund shurra. Si përfundim, e lëshova në një kasolle aty afër banjove.”
“Është bukur ta dëgjoj këtë,” U zmbraps Hektori.
“Çfarë humba? Oh, dhjetë pikë përpara? Më vjen keq, o njeri, nuk ka bonus sot.”
“Nuk duket të ndodhë ndryshe, ashtu është. Por…” Ai u zhyt në mendime. “Dua të them, ato…”
Daullja nisi të binte sërish dhe Peti u hodh në sulm. Ishte e ngathët, dukej qartë se akoma po merrte veten nga një dëmtim i pësuar para ndeshjes. Prapëseprapë, ishte në formë. Ajo gjuajti dy kundërshtare, duke i paralizuar për disa rënie daullesh. Hektori e kuptoi vetë si ishte puna. Ajo i mbajti të dyja poshtë në tokë, duke i lënë shteg kuikut të saj dhe zinxhirit që të mbështilleshin të tëra dhe ta mbulonin. Vrapuan bashkarisht, duke tentuar të bënin një ngjitje.
I bllokuan, dhe të dyja ranë në gjunjë, me kafkën tek rrotullohej përdhe. Ishte mbuluar në gjak me ngjyrë rozë. Peti bëri përpara dhe e mbuloi kuikun e saj ndërkohë që rimerrte veten, por ishte shumë për të, pasi të gjitha ishin në sulm ndaj saj.
Iu shmang njërës prej skuadrës së të Dashurave, por të tjerat e hodhën poshtë me goditje. Në mikrofonët e stadiumit u dëgjua një kërcitje