Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni

Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni


Скачать книгу
me këtë gjënë, jemi në gjendje të flasim me një person tjetër që zotëron një të ngjashme si ky, thjesht duke formuar numrin e tij me atë të kësaj tastierës.»

      Petri mori telefonin dhe e pa me vëmendje. «Duhet të jetë një sistem i transmetimit një në një, i ngjashëm më komunikuesit tanë portabël.»

      Â«Me të vetmin ndryshim që» shtoi Elisa «çdo herë që e përdorim, na marrin një thes me para.»

      Duke menduar se njohja e kufizuar e gjuhës nuk i lejonte që të kapte të gjithë konceptet, Petri vendosi të mos ia vinte veshin deklaratës së fundit dhe vazhdoi me analizën e objektit që mbante në dorë. «Do të kem nevojë për pak kohë për të kuptuar se si funksionon.»

      Â«Bëje me qetësi» komentoi Elisa me dëshpërim. «Aq më tepër që është një planet që po na vjen drejt nesh.»

      Petri e vështroi në mëdyshje pastaj, duke parë se nuk e kishte kapur as atë batutën, vendosi të mos shtonte gjë tjetër. Tundi thjesht supet dhe u fut në modulin e transferimit të brendshëm që gjendej më afër nga ku u zhduk brenda pak sekondash.

      Â«Atëherë, supozojmë se celulari jot arrin të funksionojë prej këtej, si e mendon që të vazhdosh më tej?» pyeti Elisa, ndërkohë që përpiqej me dëshpërim të merrte veten nga dobësia e shkaktuar nga mungesa e oksigjenit dhe nga mijëra emocionet që kishte përjetuar orët e fundit.

      Â«Fillimisht kisha menduar të kontaktoja senatorin Preston, eprorin direkt të gjeneralit Kembëll. Por pastaj, duke marrë parasysh se ai person asnjëherë nuk më ka bindur shumë, kam vendosur të ndjek një rrugë tjetër për të arritur tek presidenti.»

      Â«Mendon se mund të jetë edhe ai i përfshirë?»

      Â«Ata të dy djajtë nuk ma treguan asnjëherë të vërtetën. Kanë qarkulluar zëra se Prestoni është edhe i implikuar me prodhuesit e armëve vërtet pak të rekomandueshme. Nuk kam besim fare tek ai.»

      Â«Kështu që?»

      Â«Kështu që do të drejtohem direkt tek admirali Benxhamin Uillson. Ka qenë krahu i djathtë i presidentit për shumë vite dhe madje ishte një mik shumë i ngushtë i babait tim.»

      Â«Ishte?»

      Â«Për fat të keq babai na la afro dy vjet më parë.»

      Â«Më vjen keq...» pëshpëriti Elisa duke i ledhatur me ëmbëlsi krahun e majtë.

      Â«Uillsoni më ka mbajtur në prehër kur isha fëmijë. Është nga të paktët persona tek të cilët besoj verbërisht.»

      Â«Nuk di ç’të them. Për sa kohë që ti ke marrëdhënie shumë të mira me të, besoj se do të jetë e vështirë që t’ia përcjellësh një lajm të këtillë nëpërmjet telefonit.»

      Â«Mund t’i tregoj gjithmonë ndonjë foto të qytetit të tij që shihet prej këtu sipër.»

      Â«Me sensorët tanë me rreze të shkurtër» vërejti Azakisi që kishte ngelur mënjanë deri më atëherë «do mundemi që t’u themi gjithashtu, në kohë reale, se sa rrahje në minutë ka zemra e tij.»

      Â«Mos bëj shaka të lutem» tha Elisa duke përforcuar deklarimin e e saj me një gjest të dorës.

      Â«Nuk më beson? Atëherë shiko.»

      Azakisi, me anë të O^COM-it, shfaqi në ekranin gjigand pamjen nga lart të kampit të profesoreshës. Në pak sekonda, zmadhoi imazhin deri sa inkuadroi atë që ishte tenda e saj e laboratorit.

      Â«Ajo që po shihni...»

      Â«Ã‹shtë tenda ime» thirri Elisa para se Azakisi të mbaronte fjalinë.

      Â«E saktë. Dhe tani rrini e shikoni.»

      Papritmas ndodhi sikur mbulesa e tendës u zhduk fare dhe kështu shiheshin në mënyrë të përsosur të gjitha objektet që gjendeshin brenda saj.

      Â«Tryeza ime e punës, librat...e pabesueshme.»

      Â«Nëse do të qe njeri brenda, do mund t’ju tregoja nxehtësinë e gjeneruar nga qarkullimi i gjakut dhe kështu që do mund të përllogarisja edhe rrahjet e tij.»

      I kënaqur padyshim nga demonstrimi u kishte bërë atyre, alieni nisi të sillej rrotull me hap krenar nëpër dhomë.

      Por papritur, koloneli, që nuk e kishte marrë veten nga habia, pati një si shok elektrik dhe foli i irrituar «Ç’është kjo “nëse do të qe njeri”? Duhet të ketë njeri brenda. Ku dreqin kanë përfunduar dy të burgosurit?»

      Elisa iu afrua ekranit për të parë më mirë. «Ndoshta i kanë lëvizur. A mund të kemi një pamje më të plotë të pjesës tjetër të kampit?»

      Â«Pa problem fare.»

      Në fare pak sekonda, Azakisi filloi të bënte një panoramim të kampit. Sensorët zhbiriluan gjithandej por nuk u gjend asnjë gjurmë prej të dy të burgosurve.

      Â«Duhet të jenë arratisur» pohoi shkurt koloneli. «Kjo do të thotë se do t’i zëmë krejt papritur. Për fat gjenerali është çuar i sigurt nga njerëzit e mi. Ata të tre bashkë do të ishin në gjendje të ngatërronin më shumë se vetë djalli.»

      Â«Nuk ka rëndësi» foli Elisa. «Tani kemi probleme vërtet shumë më të mëdha për t’u marrë.»

      As nuk e kishte mbaruar fjalinë kur dera e modulit të komunikimit të brendshëm numër tre u hap. Një vajzë e hijshme doli prej andej me hap të butë dhe të harkuar. Mbante në dorë një lloj tabakaje krejtësisht të tejdukshme mbi të cilën ishin vënë disa enë me ngjyra.

      Â«Zotërinj» lajmëroi me pompozitet Azakisi duke nxjerrë në dukje një prej buzëqeshjeve të tija më të këndshme. «Ju prezantoj me anëtaren më tërheqëse të itinerarit të të gjithë galaktikës.»

      Xhekut, të cilit i kishte rënë nofulla, për habi arriti vetëm të belbëzonte një “mirëdita” të thjeshtë para se të merrte një goditje të mirë me bërryl midis brinjës së dhjetë dhe të njëmbëdhjetë në anën e tij të djathtë.

      Â«Mirë se vini në bord» foli me një anglishte mjaft të cunguar. «Besoj se keni uri. Ju solla diçka për të ngrënë.»

      Â«Faleminderit, jeni shumë e sjellshme» iu përgjigj Elisa me zemërim, ndërsa vështronte gjithë inat të dashurin e saj.

      Vajza nuk shtoi gjë tjetër. Vuri tabakanë mbi një mbështetëse në të majtë të tyre,


Скачать книгу