Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni
ndenjur në heshtje deri atëherë. «I njoh mirë këta njerëz, nëse nuk do krijojmë probleme dhe do të zbatojmë atë çka na është urdhëruar, do të shkojë gjithçka qetë e qetë dhe secili prej nesh do të ketë shpërblimin që meriton.»
«Po, një plumb mu në mes të ballit» komentoi trashaluqi me qetësi.
«Ec tani, mos ndill tersin si gjithmonë. Deri më tani, ka shkuar mirë gjithmonë, apo jo?»
«Po tamam, deri më tani.»
Ndërkohë, i fshehur në kuzhinë, pronari i lokalit po fliste nën zë në telefon, në arabisht «Ãshtë fiks ai po të them.»
«Më duket e pabesueshme që ka ardhur andej nga ty pa eskortën e duhur.»
«Ãshtë i shoqëruar nga dy të tjerë. Njërin e njoh shumë mirë dhe jam i sigurt se bën pjesë në ndonjë organizatë të pazakontë që mund të ishte, në njëfarë mënyre, e lidhur me të.»
«A mundesh dot tâi bësh një foto dhe të ma dërgosh? Nuk do doja tâi futesha ndonjë ngatërrese dhe pastaj të marr vesh se bëhet fjalë thjesht për një person tjetër.»
«Mirë atëherë, po shoh se çfarë mund të bëj. Më jep ndonjë minutë kohë.»
Burri mbylli komunikimin, aktivizoi telekamerën në celular, e futi në xhepin e veçantë të këmishës në mënyrë që objektivi të rrinte lehtësisht i zbuluar dhe, mori një tabaka alumini, dhe vuri sipër saj tre gota të bollshme. Hapi tre shishet e birrës dhe i vuri në anë të çdo gote. Ngriti tabakanë me dorën e djathtë, mori frymë thellë dhe u nis drejt tavolinës që ishte zënë nga tre darkuesit.
«Shpresoj që marka tâju pëlqejë» tha ndërkohë që ndante pijet. «Për fat të keq nuk kemi shumë lloje. Ligjet këtu janë shumë të ashpra përsa i përket pijeve alkolike. »
«Po po, në rregull, mos u shqetëso» foli trashaluqi ndërkohë që kapte një shishe dhe e derdhte në gotë duke e mbushur plot me shkumë.
Atëherë burri, duke bërë shumë kujdes që të pozicionohej mu përpara gjeneralit, mori një gotë, e ktheu pak anash dhe hodhi në të gati gjysmën e shishes. Pastaj duke bërë të njëjtën gjë më atë që kishte i holli, foli «Ja kështu bëhet. Nuk është puna se një iraken i shkretë duhet tâu mësojë tre amerikanëve si hidhet birra, apo jo?»
Një e qeshur buçitëse shpërtheu spontanisht nga të tre darkuesit të cilët, ngritën gotat dhe i tringëllinë me një dolli plot urime të mira.
Pronari, pasi kishte bërë po atë shenjë politese, u tërhoq për tâu futur sërish në kuzhinë. Pasi kishte kapërcyer pragun dhe u sigurua se askush nuk po e shihte, kontrolloi celularin e vet për të verifikuar foton që sapo ishte shkrepur. Pamjet ishin pakëz të turbullta por fytyra e gjerë e gjeneralit Kembëll shihej mirë. Dërgoi menjëherë filmimin tek numri që kishte marrë më parë dhe priti me durim. Nuk kaloi as një minutë kur një dridhje e lehtë e telefonit e sinjalizoi për një telefonatë hyrëse.
«Ãshtë ai» foli zëri nga ana tjetër. «Maksimumi brenda një ore do të jemi aty. Mos i lër të ikin më përpara për asnjë arsye.»
«Sapo kanë ardhur dhe duhet akoma që të fillojnë të hanë. Keni të gjithë kohën e mundshme» dhe mbylli telefonin.
Anija kozmike Theos â Admirali
Elisa ishte akoma duke kqyrur objektin e vogël dhe të çuditshëm që Azakisi ia kishte lënë në dorë, kur dera e modulit të komunikimit të brendshëm numër gjashtë u hap. Petri, me një pamje padyshim rrezatuese, doli prej andej me celularin e kolonelit në dorë.
«Ia dola mbanë» foli «ose të paktën shpresoj.» Iu afrua shpejt të treve që qëndronin në mes të kabinës së komandimit dhe vazhdoi «Ãshtë një sistem padyshim i vjetruar por mendoj se kam identifikuar parimin e funksionimit. U kapa mbas njërit prej atyre satelitëve që rrotulloheshin përreth planetit në një orbitë shumë më të shkurtër nga e jona dhe besoj se tani është e mundur që të realizojmë një âtelefonatëâ.»
«Je i madh, miku im» u shpreh Azakisi. «Nuk kisha dyshime se do tâia dilje mbanë.»
«Para se të këndojmë për fitore, të shohim nëse funksionon vërtet» foli Xheku, duke ia marrë celularin alienit nga duart. Koloneli e pa me kujdes ekranin pastaj tha me habi «E pabesueshme, ka tre shkallë sinjalesh.»
«Ec tani, provoje» i sugjeroi Elisa gjithë ankth.
Xheku shfletoi shpejt listën e emrave dhe gjeti numrin e admiralit Uillson. Por para se ta merrte, i hipi një dyshim «Po sa do të jetë ora tani në Uashington?»
«Atëherë, duhet të jetë gati dy e gjysëm e mbasdites» ia ktheu Elisa, pasi i kishte hedhur një shikim orës së dorës.
«Në rregull, atëherë po e provoj.» Xheku mori frymë thellë pastaj shtypi tastin âDÃRGOâ. Telefoni po binte. E pabesueshme...
Priti me durim dhe vetëm pas ziles së shtatë një zë çjerrës dhe i thellë u përgjigj «Admirali Benxhamin Uillson, me kë po flas?»
«Admiral, jam koloneli Xhek Hadson. Më dëgjoni?»
«Sigurisht bir, fort dhe qartë. Ãshtë kënaqësi që të dëgjoj zërin pas kaq shumë kohësh. Gjithçka në rregull?»
«Admiral... Po, po, faleminderit...» Xheku ishte shumë në siklet dhe nuk dinte vërtet se nga tâia fillonte. «Po ju shqetësoj për një çështje me shumë urgjencë dhe që është me të vërtetë e jashtëzakonshme.»
«Për hir të Zotit, biri im, mos më lër të qëndroj kaq shumë në pritje. Ãa dreqin po ndodh?»
«Bah, nuk është e lehtë për tâu shpjeguar. Ju keni besim tek unë, apo jo?»
«Sigurisht që po, çâështë kjo pyetje.»
«Ajo që do tâju them mund tâju duket absurde por mund tâju siguroj se është më se e vërtetë.»
«Xhek, nëse nuk më thua menjëherë diçka, zemra ime e shkretë mund të ndalë së rrahuri.»
«Në rregull.» Koloneli bëri një pauzë të shkurtër, pastaj foli me një frymë «Unë, në këtë moment, gjendem në orbitën përreth Tokës. Jam në një anije kozmike aliene dhe kam lajme të tmerrshme për tâia komunikuar direkt presidentit të Shteteve të Bashkuara.