Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni
â Darka
Fill pasi senatori e kishte ndërprerë bisedën fare shkurt, të tre ngelën për pak çaste duke vështruar ekranin që kishin përpara, i cili shfaqte vizatime abstakte shumëngjyrëshe të lidhur njëri mbi tjetrin në lëvizje pa fund.
«Dhe si i bëhet tani?» pyeti tipi i gjatë dhe i hollë, duke e ndërprerë atë lloj hipnoze kolektive.
«Unë e kisha një ide» u përgjigj ai i shëndoshi. «U bë ca si shumë që nuk vëmë gjë në gojë dhe gjithandej shoh hamburger.»
«E ku mendon që të gjesh tani një hamburger?»
«Nuk kam asnjë ide por di që do më bjerë të fikët nëse nuk ha diçka menjëherë.»
«Po i shkreti ti, tani do të të bjerë të fikët» komentoi ai i holli me një zë prej fëmije. Pastaj ndryshoi tonin duke thënë «Me gjithë ato rezerva që ke vënë në çdo anë do të mundje që të rrije edhe një muaj pa ngrënë fare. »
«Mirë pra, tani ju të dy mjaft më me këto budallallëqe» foli ftohtë gjenerali. «Duhet të studiojmë një plan veprimi.»
«Por unë, me stomak bosh, nuk arsyetoj mirë» ia ktheu menjëherë trashaluqi.
«Mirë atëherë» tha Kembëlli duke ngritur duart në shenjë dorëzimi. «Shkojmë të hamë diçka. Planin do ta studiojmë në tryezën e vogël, aq më tepër që kemi shumë kohë në dispozicion para se senatori të mbërrijë këtu.»
«Kjo është ajo që duhet të thuhet, gjeneral» u shpreh i kënaqur ai trashaluqi. «Di një vend aspak të keq ku bëjnë një gjellë fantastike me mish dashi me patate, karrota dhe bizele, me shije salce curry.»
«Bah, duhet të them se, pas këtij përshkrimi shumë të hollësishëm, edhe mua po më vjen për të ngrënë» foli ai holli ndërkohë që fërkonte duart me shpejtësi.
«Në rregull atëherë, më bindët» shtoi gjenerali duke u ngritur nga karrigia. «Shkojmë, por të përpiqemi që mos të futemi në telashe. Edhe pse me siguri nuk do ta kenë zbuluar akoma, unë në fakt jam një i arratisur.»
«Po pse, ne të dy jo?» ia ktheu ai i holli. «Jemi arratisur nga kampi dhe me siguri që po na kërkojnë gjithandej. Sidoqoftë, për momentin mos ta çajmë kokën fare.»
Pas pak minutave, një makinë e errët ku brenda ishin tre personazhet e dyshimtë, çante vetëtimthi nëpër natë, përgjatë rrugëve gjysëm të shkretuara të qytetit, duke ngritur një re pluhuri të imët dhe të hollë gjatë rrugës.
«Ja pra arritëm, ja ku është» foli ai trashaluqi që rrinte i ulur në sediljen e mbrapme. «Ãshtë pak vonë por unë e njoh pronarin. Nuk do të ketë problem.»
Tipi i hollë, që ishte duke ngarë makinën, kërkoi një vend që të mos dukej për parkimin e makinës. Bëri një xhiro rreth e qark godinës pastaj u fut poshtë një tende të pasigurtë të një barake të braktisur. Zbriti shpejt nga makina dhe, me një veprim të kujdesshëm, vështroi me vëmendje gjithë zonën rreth e rrotull. Nuk kishte asnjeri.
Bëri një xhiro të makinës, hapi derën e pasagjerit dhe tha «Gjithçka është e qetë gjeneral. Mund të shkojmë. »
Trashaluqi zbriti edhe vetë nga vetura dhe u drejtua me hapa të shpejtë për nga hyrja kryesore e lokalit. Provoi të rrotullonte dorezën, por hiç. Dera ishte e mbyllur por drita brenda saj ishte ende e ndezur. Atëherë u përpoq që të shikonte vjedhurazi përmes xhamit, por perdet e trasha me ngjyra nuk e lejuan të shihte shumë. Pa humbur më kohë, nisi të trokiste me forcë dhe nuk ndaloi derisa pa një burrë të vogël, me flokë të zeza kaçurrela, që bënte roje nga mbrapa tendës.
«Po ça dreqin...» kishte nisur të thoshte burri i vogël me ton shumë të irrituar, por kur njohu mikun e tij trupmadh, nuk e përfundoi fjalinë dhe hapi derën.
«Ah, qenke ti. Por çfarë bën në këtë orë? Dhe cilët janë këta zotërinjtë?»
«Ej, si je hajdut i vjetër? Këta janë dy miqtë e mi dhe jemi të tre shumë të uritur.»
«Por lokali është i mbyllur, tashmë e kam pastruar guzhinën dhe po bëhesha gati për tâu larguar.»
«Kam mendimin se ky miku im mund të të bindë më mirë se unë» dhe i tundi mu përpara hundës një kartmonedhë njëqind dollarëshe.
«Bah, në fakt... duhet të them se di vërtet si të më bësh për vete» u përgjigj burri i vogël, duke e tërhequr me shpejtësi kartmonedhën nga duart e trashaluqit dhe duke e zhdukur atë në xhepin e veçantë të këmishës. «Hyni, ju lutem» shtoi ai duke e hapur derën tej e tej dhe duke bërë në të njëjtën kohë një gjest kortezie të lehtë. Të tre ata, pasi hodhën një shikim të shkurtër nga mbrapa për tâu siguruar se askush nuk po i përgjonte, u futën njëri pas tjetrit, brenda restorantit të vogël.
Lokali ishtë i përbërë nga dy ambiente dhe nuk dukej se ishte punuar në mënyrë të veçantë. Dyshemeja ishte bërë me tulla të pasheshuara në ngjyrë të errët. Në dhomën më të madhe, tre tavolina të shkurtra të rrumbullakëta, të mbështetura secila prej tyre mbi një tapet të vjetruar dhe me ngjyra shumë të zbehta, ishin rrethuar nga jastëkë edhe ato në gjendje të keqe. Ndërsa në dhomën tjetër, arredimi ishte në një stil pak më oksidental dhe dukej se ishte shumë më âintimâ. Perde të mëdha me ngjyra të ngrohta mbushnin të gjitha faqet. Ndriçimi ishte i plotë dhe ambienti ishte padyshim më mirëpritës. Dy tavolina të vogla ishin vendosur tashmë, gati për klientët e ditës së nesërme. Mbi secilën prej tyre një mbulesë jeshile e errët me zbukurime të ndryshme, peceta prej së njëjtës ngjyrë, pjatat njëra sipër tjetrës në qeramikë të çelët dhe me anët prej argjendi, pirunët nga e majta, lugët dhe thikat nga e djathta, dhe në mes, një qiri i gjatë në ngjyrë të verdhë të errët i vënë në një shandan të vogël të gurtë në ngjyrë të zezë.
«A mund të shkojmë andej?» pyeti tipi i shëndoshë, ndërkohë që me dorën e djathtë tregonte dhomën më të vogël.
Pa iu përgjigjur, burri trupvogël me flokët kaçurrela lëvizi beftas drejt sallonit, afroi dy tavolinat, rregulloi karriget dhe, pasi kishte bërë një gjest të këndshëm prej kortezie dhe një gjest të madh dhe të dukshëm me krahë, tha «Ju lutem zotërinj, kështu do të jeni më rehat.»
Të