Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi

Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi


Скачать книгу
nga monotonia e të dhënit mësim studentëve indiferentë e të pasjellshëm.

      <Sigurisht, profesor Drew!> thërriti, <Po kjo do t’ju kushtojë diçka...>

      Drew e pa në mënyrë pyetëse, dhe ajo vijoi:

      <Tani e di kujt t’ia dërgoj llogarinë e lavanderisë që më ka pastruar fundin!> i shkeli syrin dhe doli duke buzëqeshur nga zyra.

      Të tre burrat mbetën në qetësi për disa çaste, pastaj McKintock përfundoi:

      <Është një grua e mirë, tek e fundit. Duhet të jetë gjithmonë shumë e stresuar për jetën që bën. Duhet ta kuptojmë. Por tani mendoj që ky projekt e ka bërë të hyjë në një gjendje paqeje, dhe kjo do jetë e vlefshme si për atë ashtu edhe për kërkimin tonë.>

      <Amen!> theksoi Drew.

      <Për më tepër, Lester,> filloi rektori, <ke verifikuar nëse laboratori ku mban eksperimentin është akoma i mbyllur? Unë e kisha mbyllur zyrtarisht, kur dje ma kërkove ti.>

      <Ishte faza jonë e dytë.> u përgjigj Drew duke u ngritur i ndjekur nga Marron. <Do takohemi sapo shkencëtarët të kenë mbërritur të gjithë. Mirupafshim, Lachlan.>

      <Mirupafshim, rektor McKintock.> përshëndeti Marron me respekt.

      Laboratori i kishte akoma shiritat ngjitës mbi derë dhe një tabelë e shkruajtur mirë zëvendësonte atë provizoren të zhgaravitur nga Drew natën e zbulimit.

      Profesori hoqi gjithë ngjitësat dhe të dy rihynë për të parën herë që atëhere. Gjithçka ishte siç e kishin lënë. Laboratorët e shumtë të fizikës së Universitetit të Manchesterit bënin që padisponueshmëria e atij të bllokuar të mos ishte pengesë për aktivitetet kurrikulare.

      Dolën dhe Drew izoloi përsëri laboratorin duke përdorur ngjitës të rinj të tërhequr më parë në sekretari.

      U kthyen në zyrën e Drew-së dhe kaluan pjesën tjetër të ditës duke renditur sërish shënimet e eksperimentit, duke përgatitur tabela dhe grafikë dhe një relacion të shkurtër mbi veprimet e kryera dhe rezultatet e arritura, në mënyrë që tu jepte anëtarëve të grupit të kërkimit një pamje konçize por të plotë të argumentit për të studiuar. Do kishte qenë një pikë nisje e matur, por Drew kishte intuitën se rruga për të përshkuar do të ishte shumë e gjatë dhe e vështirë.

      Ditën tjetër Drew vazhdoi leksionet e tij normale ndërsa Marron qëndroi në dhomën e tij për të studiuar.

      Në mbrëmje Kamaranda mbërriti në Manchester. Me një taksi erdhi direkt në banesën që i ishte rezervuar pranë Universitetit, pastaj i telefonoi Drew-së për ta informuar për mbërritjen e tij. Shkoi për darkë dhe pastaj fjeti. Mëngjesin tjetër, në pritje të shkencëtarëve të tjerë që do të vinin gjatë ditës, shkoi në Sackville Park, sa del jashtë nga Universiteti, dhe u ul të meditonte mbi stolin që strehonte statujën e Turing11. Për të, ishte si të ndodhej poshtë banianit të tij.

      Kobayashi, Maoko dhe Schultzi mbërritën në pasdite. Novak u praqit nga darka.

      Mbledhja e parë ishte vendosur për mëngjesin tjetër, në orën nëntë, në laboratorin e eksperimentit.

      Aventura po fillonte.

      Kapitulli IX

      Disa të ulur në karrige dhe të tjerët në stola, pjesëmarrësit në mbledhje ishin vendosur në gjysmërrethi përreth banakut, mbi të cilin makineria e ndërtuar nga Drew shfaqej si prototipi anonim i ndonjë eksperimenti elektrodinamik. Profesori ishte afër rregullueses mikrometrike, ndërsa Marron qëndronte i ulur në kompiuter.

      Drew morri fjalën.

      <Pajisja që keni tani përballë është mesa duket në gjendje të shkëmbejë midis tyre dy pjesë të largëta të hapësirës. Në pratikë, ç’farë ka në pikën A shkëmbehet në mënyrë të menjëhershme me atë ç’farë ka në pikën B.>

      Me këtë njoftim, Schultzi zmadhoi sytë, ndoshta duke paracaktuar realizimin e asaj që studimet e tij mbi relativitetin kishin treguar.

      Kamaranda mbeti i hutuar, si në meditim, ndërsa Kobayashi filloi të vëzhgonte me një zbardhje dhëmbësh të vogël gjeneratorin e tensionit të lartë dhe lidhjet midis pjesëve të ndryshme të dispozitivit. Maoko, përbri tij, fiksoi skeptike makinerinë.

      Novak vështronte e ftohtë skenën, pa treguar asnjë lloj reagimi, ndërsa Bryce buzëqeshte në një pritje të padurimtë.

      McKintock rrinte ulur me krahë të kryqëzuara dhe priste.

      <Tani do bëjmë një demonstrim të efektit. Pika jonë A është mbi këtë pllakëzën.> vijoi Drew duke treguar pjesën, <Pika B është e pozicionuar mbi kolltukun e profesoreshës Bryce, në zyrën e saj, treqind metra nga këtu. Kemi vendosur një telekamerë që filmon kolltukun; monitori përbri pllakëzës është i lidhur me telekamerën.>

      Drew morri nga një kuti një bllok të vogël plastik të bardhë dhe e mbështeti mbi pllakëzën.

      Të gjithë fiksuan sytë mbi zonën e treguar.

      Me zë të ulët, Drew urdhëroi Marron:

      <Jepi!>

      Marron shtypi një tast dhe menjëherë blloku i vogël u zhduk nga pllakëza dhe u shfaq në fushën e telekamerës, në mes të ajrit, duke rënë menjëherë mbi kolltukun e profesoreshës Bryce.

      Të pranishmit u shtangën, të hutuar. Disa u ngritën në këmbë dhe u afruan të ekzaminonin pllakëzën nga e cila blloku i vogël ishte zhdukur.

      Novak ishte zbardhur, duke u bërë akoma më e zbehtë se zbehtësia e saj tipike prej norvegjezeje.

      Kobayashi nuk po tallej më. Duke vrenjtur ballin vëzhgonte dispozitivin, ndërsa Maoko i kishte sytë të shqyer nga habia.

      Schultzi ishte rrezatues. Në këmbë përpara banakut, shikonte monitorin sikur të tregonte lindjen e fëmijës së tij të parë.

      McKintock ishte i kënaqur dhe mezi po priste për prurjet ekonomike për Universitetin, ndërsa Kamaranda dukej tashmë sikur po meditonte mbi modelin matematik të asaj që sapo kishte parë.

      <Profesoreshë Bryce!> bërtiti Marron.

      Të gjithë u kthyen drejt karriges së zënë nga gruaja.

      Profesoreshës i kishte rënë të fikët dhe rrinte e braktisur mbi mbështetësen e karriges, me kokën e kthyer mbrapa dhe krahët varur nëpër krahët e karriges.

      Rektori i doli përpara dhe e shkundi fuqishëm nga shpatullat.

      <Megan! Megan!> i thirri duke bërtitur.

      Bryce nuk reagoi, atëhere McKintock i goditi dy shuplaka të forta dhe e thirri sërish:

      <Megan! Megan!>

      Gruaja hapi sytë dhe u shkund, duke u ngritur drejt e pasigurtë. Ishte e zbehtë si një gjethe.

      <Ç’farë...ndodhi?> pyeti.

      <Ju ra të fikët, profesoreshë Bryce.> u përgjigj rektori, <Si ndjeheni tani?>

      <Më mirë, faleminderit. Më merren pak mendtë, po do kalojë. Më djegin faqet, ama. Nuk kuptoj.> tha Bryce duke i masazhuar.

      McKintock filloi të qeshë me vështirësi, ndërsa përreth gjithë të tjerët shkëmbenin shikime zbavitëse.

      <Marron, bëj shpejt një çaj për profesoreshën. Me shumë sheqer, kujdes.> tha Drew.

      Studenti shkoi në këndin e freskimit të laboratorit dhe filloi të kërkonte


Скачать книгу